U hodh nga ballkoni i spitalit Infektiv, ndërron jetë pacienti 69-vjeçar
Ndërron jetë 69-vjeçari me iniciale R.G, i cili u hodh një ditë më parë nga ballkoni i Spitalit Infektiv, aty ku po merrte mjekim. Lajmi është konfirmuar nga vajza e tij për gazetaren e Euronews Albania, Dorina Halili. Vajza e 69-vjeçarit ka pohuar se babai i saj ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Ndërkohë edhe burime nga spitali konfirmojnë të njëjtin lajm.
Ky është rasti i katërt kur një pacient me COVID hidhet nga lartësia nga ambientet e spitalit.
Tre rastet e para kanë ndodhur në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ kanë rezultuar fatale, pasi të tre pacientët kanë humbur jetën menjëherë. I pari që nisi sagën e vetëvrasjeve ishte 29-vjeçari Xhino Koça.
Pas tij, vendosi që t’i jepte fund jetës edhe 65-vjeçari Hasan Mira, vjehrri i deputetit Gjetan Gjetani. Ndërsa rasti i tretë ishte pacienti 52-vjeçar, Preng Gjonaj.
Lexoni gjithashtu:
Pacienti me COVID-19 hidhet nga ballkoni i Infektivit
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta