U infektua me COVID, del sot nga spitali Kryepeshkopi Anastas Janullatos

23 Nëntor 2020 | 10:30

Ditën e sotme pritet që Kryepeshkopi Anastas Janullatos të dalë nga spitali “Evangelismos”, ku ishte i shtruar për 12 ditë.

91-vjeçari u dërgua në Athinë për trajtime më të specializuara pasi ishte infektuar me COVID -19.

Sipas njoftimit të fundit mjekësor të spitalit, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, z. Janullatos pas daljes nga spitali, do të rikthehet në shtëpinë e tij dhe do të qëndrojë i karantinuar duke ndjekur të gjitha udhëzimet e mjekëve.

Mesa duket gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar ndjeshëm. 

Lexoni gjithashtu:

U infektua me COVID, mesazhi i Kryepeshkopit Janullatos nga spitali në Greqi

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026