U kap me 324 kg kokainë në portin e Durrësit, gjykata lë në qeli shoferin e kamionit

21 Qershor 2021 | 15:17

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Nazif Ajrofskin, shoferin e kamionit që u kap me 324 kg kokainë në portin e Durrësit.

Vendimi u dha nga gjyqtari, Rexhep Bekteshi, ndërsa prokuror i çështjes është Afrim Shehu.

Sasia e madhe e kokainës u kap në datën 18 qershor.

Droga ishte fshehur në një kamion me targa të Maqedonisë së Veriut dhe që po kalonte tranzit në vendin tonë dhe si kishte si destinacion qytetin Napolit në Itali.

Drejtuesi i kamionit gjatë marrjes në pyetje është shprehur para policisë se nuk ka pasur dijeni për prezencën e sasisë së kokainës në kamion.

Ai ka thënë se ishte në dijeni vetëm për materialet e hekurit që po transportonte.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026