U kap me 86.740 paund në portin e Durrësit, arrestohet 21-vjeçari

19 Qershor 2021 | 09:45

Policia e Durrësit në bashkëpunim me autoritetet doganore të portit kanë arrestuar 21-vjeçarin me iniciale E.H.

Uniformat blu bëjnë me dije se i riu drejtonte një furgon mallrash që vinte nga Italia, në të cilin u gjetën 16 pako me para, paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Mësohet se shuma e sekuestruar është 86.740 paund.

Mbi 21-vjeçarin rëndojnë veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë implikuar në këtë vepër penale.

LEXONI GJITHASHTU:

Sekuestrohen 300 kg kokainë në Durrës, kamioni u nis nga Belgjika

RENEA aksione të befasishme në Elbasan, Fier, Vlorë dhe Durrës

Vrasja e vëllezërve Haxhia në Durrës, arrestohen dy persona të tjerë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026