U kap me drogë me vlerë 1.5 milion euro, dënohet me 5 vite burg shqiptari në Francë

24 Dhjetor 2025 | 13:18

Një 40-vjeçar shqiptare është arrestuar nga policia franceze. Shqiptari u kap me 38.5 kg kokainë në rrugën Kombëtare 9, pranë qytetit të Beziers.

Policia njoftoi se ai po drejtonte një furgon kampingu, të marrë me qira në Gjermani. Një kontroll i automjetit zbuloi 35 pako të fshehura, që përmbanin kokainë.

Kokaina kapte vlerën mbi 1.5 milion eurosh. Prokurori tha që ndërsa shqiptari ishte në paraburgim, ai mohoi akuzat për posedim dhe transportim të lëndëve narkotike, duke shpjeguar se automjeti që po drejtonte nga Spanja në Gjermani duhet të jetë ngarkuar pa dijeninë e tij.

40-vjeçari shqiptar u dënua me pesë vite burg. Ai u gjykua më 22 dhjetor 2025 ku pas dënimit e ka të ndaluar të futet në territorin francez për një periudhë prej 5 vitesh.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ra në ujë, burri i ministres italiane Eugenia Roccella zhduket në një liqen pranë Romës

Burri i ministres italiane të çështjeve familjare, Eugenia Roccella është zhdukur në liqenin Vico, rreth 80 km në veriperëndim të Romës. Siç raportohet nga agjencia...
21:45 | 27/06/2026

Mijëra hungarezë i bashkohen marshimit të parë të Krenarisë në Budapest që nga humbja e Orbanit

Më shumë se 10,000 hungarezë iu bashkuan të shtunën marshimit të parë vjetor të Krenarisë në Budapest që nga humbja zgjedhore e udhëheqësit të krahut...
18:32 | 27/06/2026

Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president

Aktivisti Valon Arifi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania ka folur lidhur me mitingun që do të zhvillohet në...
18:20 | 27/06/2026