‘Në komisariat u keqtrajtua një i mitur’, Policia e Durrësit sqaron situatën

13 Dhjetor 2020 | 07:22

Policia e Durrësit ka sqaruar denoncimin e bërë në rrjetet sociale se një i mitur është keqtrajtuar në komisariatin e këtij qyteti.

Policia sqaron se bëhet fjalë për një 41-vjeçare që nuk është ndier mirë, pasi kishte ardhur ne komisarit për denoncim dhe jo për keqtrajtimin e një të mituri nga efektivët. Sipas policisë 41-vjeçarja ka bërë denoncim për një 25-vjeçar.

“Në lidhje me një lajm të publikuar në rrjetin social të shtetasit S. B., se një i mitur është keqtrajtuar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, ju sqarojmë se: Më datë 12.12.2020, rreth orës 00:30, është paraqitur në ambientet e Policisë Durrës një shtetase 41-vjeçe, banuese në Maminas, për të bërë një denoncim.

Shtetësja në fjalë nuk është ndjerë mirë dhe nga ana e shërbimeve të Policisë është njoftuar ambulanca e Spitalit Rajonal Durrës të cilët e kanë marrë dhe i kanë dhënë ndihmën e nevojshme. Pas daljes nga Urgjenca e Spitalit Rajonal Durrës, kjo shtetase ka bërë kallëzim për një shtetas 25-vjeç, në përfundim të veprimeve nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, janë referuar materialet proceduriale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale Përdorim me keqdashje të thirrjeve telefonike”, thuhet në njoftimin e Policisë. 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026