U kërcënua me jetë, Sarkozy do të mbrohet nga dy oficerë sigurie në burg

22 Tetor 2025 | 14:38

Ministri i Brendshëm i Francës, Laurent Nunez, këtë të mërkurë konfirmoi se ish-presidenti Nicolas Sarkozy do të mbrohet nga dy oficerë sigurie ndërsa ai kryen dënimin me burg, pasi u kërcënua me jetë nga të burgosurit.

Sarkozy mbërriti ditën e djeshme në burgun e La Sante në Paris, ku do të vuajë dënimin ne pesë vite burgë. Ai u dënua për konspiracion për të mbledhur fonde për fushatën nga Libia.

“Ish-presidenti i republikës ka të drejtë për mbrojtje për shkak të statusit të tij. Padyshim që ekziston një kërcënim kundër tij dhe kjo mbrojtje po mbahet ndërsa ai është në paraburgim”, tha Nunez.

Ai tha se oficerët do të qëndrojnë në krah të Sarkozisë “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”. Mediat franceze raportuan se oficerët do të jenë anëtarë të një ekipi që do të bëjnë ndërrime me rotacion në burg.

Sarkozy do të mbahet në njësinë e izolimit të La Sante, ku të burgosurit janë të vendosur në qeli të veçanta dhe mbahen të ndarë gjatë aktiviteteve në natyrë, që do të thotë se ai nuk duhet të jetë në kontakt me të burgosur të tjerë.

Avokatët e ish-presidentit francez kanë paraqitur një kërkesë për lirim të parakohshëm, në pritje të gjyqit të tij në apel, dhe thanë se prisnin që kjo kërkesë të shqyrtohej brenda një muaji. Ata thanë se shpresonin ta lironin atë me lirim të parakohshëm deri në dhjetor.

Ndërkohë, Sarkozy vazhdimisht i ka mohuar të gjitha akuzat dhe e ka quajtur çështjen të motivuar politikisht.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bisedimet për marrëveshjen, udhëheqësi i Hezbollahut: Tërheqja pa kushte nga Libani është zgjedhja e vetme e Izraelit

Udhëheqësi i Hezbollahut të Libanit, Naim Qassem, tha se Izraeli “nuk ka zgjidhje tjetër” përveçse të tërhiqet pa kushte nga territoret libaneze që ende kontrollon....
11:11 | 26/06/2026

Sulmi ndaj anijes pranë brigjeve të Omanit, OKB pezullon operacionin e shoqërimit në Hormuz

Organizata Ndërkombëtare Detare e OKB-së ndaloi operacionin e saj për të shoqëruar anijet përmes Ngushticës së Hormuzit të enjten, pasi një anije raportoi një sulm,...
11:00 | 26/06/2026

Rusia dhe Ukraina intensifikojnë sulmet. 28 dronë rrëzohen pranë Moskës, Kievi shënjestrohet nga raketat balistike

Rusia dhe Ukraina nisën sulme të reja ajrore nga nata e së enjtes deri mëngjesin e të premtes. Ndërsa Moska pretendon se ka rrëzuar të...
10:51 | 26/06/2026