English

U kthyen për të kaluar festat, 9 emigrantë që jetojnë në Britani gjobiten në Rinas

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia Kufitare e Rinasit ka gjobitur 9 emigrantë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Britaninë e Madhe për thyerje të masave kundër pandemisë.

- Advertisement -

Ministria e Shëndetësisë më 21 dhjetor, nisur edhe nga shqetësimet se virusi kishte pësuar mutacion në Britaninë e Madhe dhe se kishte nisur të qarkullonte një version i ri i COVID-19 pezulloi fluturimet me vendin ishullor.

Por, ndërkohë shumë emigrantë kishin planifikuar udhëtim drejt Shqipërisë për të kaluar festat e fund vitit. Disa prej tyre ishin nisur para publikimit të urdhrit dhe për ta u caktua vetëkarantinim për 2-javë.

Shërbimet e Policisë Kufitare thonë se kanë mbajtur një regjistër të veçantë për emigrantët e kthyer nga Britania e Madhe dhe kanë njoftuar komisariatet përkatëse të qyteteve ku këta shtetas kanë vendbanimet. Por, gjatë kësaj periudhe duket se ka munguar një verifikim i tillë pasi Policia e Shtetit nuk ka njoftim për penalizime.

Nga ana tjetër, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë intervistimit dhe verifikimit të personave që dalin nga Shqipëria, kanë konstatuar 9 shtetas që kanë shkelur vetëkarantinimin e detyrueshëm dhe kanë tentuar të largohen nëpërmjet Rinasit për në destinacionin e tyre.

Shërbimet e Policisë Kufitare nuk i kanë lejuar këta shtetas të udhëtojnë dhe secilin prej tyre e kanë ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë pasi kanë tentuar që të rikthehen në Britaninë e Madhe pa kaluar ende 14 ditë që duhej të ishte periudha e vetëkarantinimit.

Udhëzimi i Ministrisë së Shëndetësisë i publikuar më 21 dhjetor 2020 pezullonte transportin ajror prej datës 22 dhjetor ndërsa për ata persona që kishin nisur udhëtimin para këtij urdhri, bëhet i detyrueshëm vetëkarantinimi për 14 ditë për të gjithë shtetasit që hyjnë në Republikën e Shqipërisë përmes rrugëve ajrore, tokësore ose detare.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?