U ndaluan për spiunazh, Macron: Lirohet çifti francez në Iran, po kthehen në Francë
Presidenti francez, Emmanuel Macron të martën ka njoftuar se Cecile Kohler dhe Jacques Paris janë të lirë pas tre vitesh e gjysmë ndalimi në Iran. Sipas Macron ata janë nisur drejt Francës.
Çifti ishte mbajtur nga Irani që nga viti 2022 me akuza për spiunazh, të cilat Franca i quajti të pabaza. Ata u liruan nga burgu famëkeq Evin në nëntor dhe që atëherë kishin qëndruar në ambasadën franceze.
Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, tha se kishte folur me çiftin. Ai u shpreh se çifti ndanë me emocion dhe gëzim kthimin e tyre në Francë.
Ministria e tij tha se Barrot kishte zhvilluar diskutime gjatë fundjavës me homologun e tij iranian, Abbas Araqchi. Ligjvënësit e përshëndetën njoftimin e lirimit të tyre me një ovacion në këmbë në Asamblenë Kombëtare.
Dyshja janë midis dhjetëra të huajve dhe me shtetësi të dyfishtë që janë mbajtur në Iran vitet e fundit, shpesh me akuza për spiunazh.
Agjencia zyrtare e lajmeve e Iranit, IRNA, konfirmoi lirimin e çiftit, duke thënë se kjo ndodhi pas një marrëveshjeje midis Teheranit dhe Parisit që Franca do të lironte nga ana tjetër Mahdieh Esfandiari-n, një studente iraniane që jetonte në qytetin francez të Lionit.
Kina dërgon grup satelitësh interneti në hapësirë
Kryeministri kanadez: Duhet diversifikim energjetik për të shmangur krizat globale
Cisternat e para me naftë iraniane largohen nga Ngushtica e Hormuzit
- 12:27 GJKKO lë në burg Florjan Musajn, pjesë e grupit kriminal për trafik droge
- 12:17 Deklarata e deputetes Koçeku për kërcënim, reagon avokati i Bajrave
- 11:56 Mesazhi i ish-deputetes së PS për kërcënim nga Bajrat, Policia e Shkodrës reagon për Euronews Albania
- 11:48 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta dhe benzina
- 11:42 Goditen me sende të forta 2 persona në Fushë-Arrëz, policia në kërkim të autorëve
- 11:27 Paralajmërimi i Odës Amerikane: Refuzimi i gazit rrezikon partneritetin e Kosovës me SHBA-në