U pengua të kremtonte meshën, Netanyahu: Patriarku i Jerusalemit do të ketë akses në Kishën e Varrit të Shenjtë

30 Mars 2026 | 14:29

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se Patriarkut katolik të Jerusalemit tani do të ketë qasje të plotë dhe të menjëhershme në Kishën e Varrit të Shenjtë, pasi policia e pengoi atë të kremtonte Meshën e së Dielës së Larit.

Netanyahu tha se Kardinalit Pierbattista Pizzaballa i ishte kërkuar të mos hynte në kishë për shkak të shqetësimit për sigurinë e tij. Ai tha se Irani kishte shënjestruar vazhdimisht vendet e shenjta të Jerusalemit me raketa balistike.

Vendimi për të bllokuar hyrjen e kardinalit në vendin më të shenjtë të krishterimit ishte kritikuar nga disa vende perëndimore.

Të dielën, Kardinali Pizzaballa dhe Reverendi Francesco u ndaluan jashtë kishës, që besohet të jetë vendi i kryqëzimit të Jezu Krishtit, ndërsa po planifikonin të mbanin një Meshë për të shënuar fillimin e Javës së Shenjtë.

Zyra e Kardinalit Pizzaballa tha se ishte hera e parë në shekuj që një Patriark Latin ishte larguar nga vendi i shenjtë të Dielën e Larit, e cila shënon kthimin e Krishtit në Jerusalem.

“Ky incident është një precedent i rëndë dhe shpërfill ndjeshmërinë e miliarda njerëzve në mbarë botën, të cilët gjatë kësaj jave shikojnë nga Jerusalemi”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara

Presidenti amerikan, Donald Trump do të mirëpresë homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë të marten. Një...
21:00 | 27/07/2026

Kryeministri irakian urdhëron hetim lidhur me akuzat e Arabisë Saudite për sulm me dronë

Kryeministri irakian Ali al-Zaidi u ka urdhëruar autoriteteve të sigurisë të hetojnë pretendimin e Arabisë Saudite se dronët që synojnë mbretërinë janë lëshuar nga territori...
20:23 | 27/07/2026

Pashinyan bisedë telefonike me Putin, kërkon zgjidhje lidhur me kufizimet ruse mbi eksportet armene

Kryeministri armen Nikol Pashinyan i kërkoi presidentit rus Vladimir Putin gjatë një telefonate të hënën që të ndihmonte në zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje mbi kufizimet...
19:59 | 27/07/2026