U përplas kokë më kokë me shokun, lojtari i Burrelit humb ndjenjat në fushë

6 Nëntor 2023 | 16:58

Ndeshja e sotme mes skuadrave të Tomorrit dhe Burrelit, e luajtur në Stadiumin “Tomorri” në Berat, është shoqëruar me një incident në fushën e lojës.

Pikërisht në minutën e 20 të pjesës së parë, kur ndeshja Tomorri-Burreli ishte 0-0, gjatë një aksioni dy futbollistë të Burrelit janë përplasur me kokë dhe njëri prej tyre, sulmuesi Dali Faruku ka rënë në fushë pa ndjenja.

Ndërhyrja e menjëhershme e  mjekëve të të dy ekipeve bëri që futbollisti të përmendej pas 10 minutash. Pas kësaj, në fushë ka mbërritur ambulanca, e cila e ka transportuar Farukun drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ka marrë mjekimin e nevojshëm dhe është rikthyer në fushë në pjesën e dytë të ndeshjes.

Ndeshja Tomorri-Burreli, e luajtur në Stadiumin “Tomorri” në Berat, ka përfunduar me rezultatin 0-1.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026