Gjykata e Apelit rrëzon SPAK, heq masën e pezullimit nga detyra të Luan Dacit
Pezullimi i Luan Dacit nga detyra e gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ka zgjatur vetëm 15 ditë. Gjykata e Posaçme e Apelit ka prishur vendimin e shkallës së parë, e cila miratoi dy javë më parë kërkesën e SPAK për t’i ngrirë funksionin.
Mësohet se Daci ka deklaruar në sallë se nuk ka falsifikuar dokumentet dhe nuk ka pasur detyrimin ligjor për deklaruar shkarkimin nga detyra e gjyqtarit 22 vite më parë. Ish-Këshilli i Lartë i Drejtësisë e kishte larguar nga sistemi për paaftësi dhe shkelje të ligjit.
Sipas avokatëve, pezullimin nuk mund ta bëjë Gjykata e Posaçme por vetëm ajo Kushtetuese, duke qenë se Daci është pjesë e saj. Sipas prokurorisë, shkarkimi i Dacit 22 vite më parë është kriter ndalues dhe ai nuk duhet të ishte bërë pjesë e Kolegjit të Posaçëm.
Pas vendimit të sotëm, Daci nuk ka asnjë pengesë për të qenë pjesë e trupëS së gjyqtarëve të Apelit të vettingut dhe do të rikthehet në detyrë. Megjithatë, pezullimi i tij ka hapur debate të forta mbi cilësinë profesionale e personave që kryejnë vettingut ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Lexoni gjithashtu:
Pezullimi i gjyqtarit të vetingut Luan Daci, përcaktohet trupa gjykuese e apelit
Vetingu në pikëpyetje, pas pezullimit të gjyqtarit Luan Daci, KPA do të riorganizojë seancat
Vishaj: Daci t’i hapë rrugë zëvendësimit të tij, të dorëhiqet nga KPA-ja
Fshehu shkarkimim për paaftësi, Gjykata e Posaçme përjashton nga sistemi gjyqtarin e Vettingut
Ekskluzive l A u thye “kështjella” e vetingut? Ish-prokurorja Antoneta Sevdari hedh dyshime të forta
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta