U qëllua me plumb qorr natën e Vitit të Ri, ndërron jetë 2-vjeçari në RMV

2 Janar 2026 | 21:57

Ka ndërruar jetë fëmija i cili natën e vitit të ri u godit me plumb qorr në kokë, në zonën e Gazibabës në Maqedoni të Veriut.

Pavarësisht tentimeve dhe trajtimeve që iu dhanë në Neurokirurgji, fundi ishte fatal, shkruan KosovaPress.

Fëmija qëndroi për 24 orë nën mbikëqyrjen e mjekëve, por siç njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë, shkalla e dëmtimit në tru, nuk lejoi ndërhyrje kirurgjikale.

“Fëmija u pranua në Qendrën e Urgjencës dhe, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, u transferua për trajtim në Klinikën e Neurokirurgjisë, në repartin e kujdesit intensiv. Ai u intubua, u vendos në ventilim mekanik, iu administrua terapi antibiotike dhe antiedematoze, si dhe ishte nën monitorim të vazhdueshëm 24-orësh. Shkalla e dëmtimit të indit trunor nuk lejoi ndërhyrje kirurgjikale. Pavarësisht përpjekjeve maksimale të ekipit mjekësor, përfundimi ishte tragjik”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjithçka ndodhi kur gjatë ndërrimit të viteve, fëmija bashkë me nënën e vet, para shtëpisë së tyre ishin duke parë spektaklin e krijuar nga hedhja e fishekzjarrëve, kur u qwllua nga një plumb qorr.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata Kushtetuese heq emrat shqiptarë të rrugëve në qytetin e Tetovës

Vendimi është miratuar me pesë vota “për”, ndërsa kundër votuan dy gjyqtarët shqiptarë dhe gjyqtari që përfaqëson komunitetin turk në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese e...
19:34 | 18/06/2026

Debate në Kuvendin e RMV për ligjin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat

Debate të ashpra kanë karakterizuar punimet në Kuvend gjatë shqyrtimit në lexim të parë të ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat. Opozita shqiptare ka...
20:07 | 16/06/2026

Bullgaria kërkon më shumë kushte për Maqedoninë e Veriut në procesin e BE-së

Bullgaria vazhdon të ketë kërkesa ndaj Maqedonisë së Veriut edhe përtej përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë, duke e zgjeruar debatin mbi procesin eurointegrues të vendit....
16:37 | 11/06/2026