U shkarkua nga detyra në 2019-ën, shtyhet sërish seanca për ish-kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës

6 Prill 2021 | 11:50

Shtyhet sërish seanca në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e Zef Hilës, ish-kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës.

Ditën e sotme pritej të shqyrtohej shkarkimi nga detyra i Hilës, vendim ky që u mor nga kryeministri Edi Rama në vitin 2019.

Shtyrja e seancës së sotme ka ardhur me kërkesë të palës paditëse.

Shkarkimi nga detyra i Zef Hilës erdhi pas djegies së një qendre votimi në prag të zgjedhjeve lokale të vitit 2019 në Vaun e Dejës.

Ministri i Brendshëm i asaj kohe, Sandër Lleshaj ishte ai që dha lajmin i pari për shkarkimin.

Ndërsa kryeministri Edi Rama publikoi vendimin ku thuhej: “Shkarkim nga detyra për shkak të shkeljeve të rënda”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026