U shkarkua si shef i ChatGPT, Sam Altman merr pozicionin drejtues në Microsoft

20 Nëntor 2023 | 13:47

Shefi i ChatGPT, Sam Altman u shkarkua të shtunën dhe tashmë bëhet me dije se ai i është bashkuar skuadrës së Microsoft.

Kjo i jep fund spekulimeve se ai mund të kthehet në OpenAI, aty ku përkohësisht e zëvendësoi shqiptarja Mira Murati. Ish-CEO i Twitch, Emmett Shear do të jetë ai që do të zërë vendin e Sam Altman.

Shefi ekzekutiv i Microsoft, Satya Nadella shkroi në X se Altman do t’i bashkohej Microsoft-it për të udhëhequr “një ekip të ri të avancuar të kërkimit të AI”.

Bordi e shkarkoi Sam Altman, 38 vjeç, të premten, duke thënë se kishte humbur besimin tek ai, por nuk specifikoi se për çfarë ai pretendohet se nuk ka qenë i sinqertë.

Të dielën në mbrëmje, bordi tha se “i qëndron vendosmërisht vendimit të tij si rruga e vetme për të avancuar dhe mbrojtur misionin e OpenAI”, sipas një memo të brendshme, të parë nga The New York Times.

OpenAI shihet gjerësisht si një kompani në kulmin e saj, me investime fitimprurëse që po derdhen, dhe ChatGPT – e cila u publikua pothuajse një vit më parë – përdoret nga miliona njerëz.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026