U shkarkua për shkak të pasurisë, KPA rikthen në detyrë prokurorin Koça
Prokurori pran Prokurorisë së Përgjithshme, Arqile Koça i shkarkuar në shkallën e parë të vetingut, rikthehet në detyre nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.
Në vendimin e dhënë në shtator të vitit të kaluar, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit arriti në përfundimin se, Koça kishte “bërë deklarime të pamjaftueshme për kriterin e kontrollit të pasurisë”, dhe si rrjedhim “nuk ka arritur nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë”.
Por, duket se KPA ka mendim të ndryshëm duke bërë që të vendosë për rikthimin e tij në detyrë. Vendimi është marrë nga Ardian Hajdari kryesues, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, anëtarë.
Vendimi i KPA që në shumicën e rasteve është unanim këtë herë është marrë me shumicë votash.
Ky është rasti i dytë kur Komisioni i Pavarur i Apelit ka rikthyer në detyrë një gjyqtar apo prokuror të larguar nga vetingut. Precedenti i parë ndodhi me Fuat Vjerdha, drejtues i Gjykatës së Apelit Shkodër.
Vendimi për kreun e Gjykatës së Apelit Shkodër u mor nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në qershor të vitit të kaluar, me arsyetimin se, Vjerdha kishte cenuar besimin e publikut te Drejtësia.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta