Udhëheqësi suprem i Iranit: SHBA-të nuk do të kenë më një strehë të sigurt në rajonin e Gjirit

26 Maj 2026 | 09:57

Udhëheqësi suprem iranian, Mojtaba Khamenei në një fjalim me shkrim për të shënuar sezonin e Haxhit Islamik shprehet se vendet e Lindjes së Mesme nuk do të shërbejnë më si mburoja për bazat amerikane. Khamenei foli për një “rend të ri” që po del në pah për rajonin e Gjirit dhe botën.

“Shtetet e Bashkuara jo vetëm që nuk do të kenë më një strehë të sigurt për dëmet e tyre dhe për të krijuar baza ushtarake në rajon, por dita-ditës po i largohen gjithnjë e më shumë statusit të tyre të mëparshëm”, tha Khamenei.

Në mesazh, Khamenei tha se Izraeli dhe udhëheqësit e tij po i afrohen fazave të fundit të ekzistencës së tyre duke e cilësuar si të mjerë.

Më shumë se 10 javë pasi ai u shpall udhëheqësi i ri suprem i Iranit pas vrasjes së babait të tij Ali Khamenei, iranianët ende nuk e kanë parë ose dëgjuar Khamenein, por ai ka lëshuar disa mesazhe me shkrim.

Mesazhi i fundit i Khameneit vjen ndërsa SHBA-të dhe Irani përpiqen të gjejnë një zgjidhje për formulimin në një marrëveshje të mundshme për t’i dhënë fund luftës, e cila filloi në fund të shkurtit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026