Udhëheqësit e G7 do të takohen me Zelenskyn, Trump sinjalizon një optimizëm për paqe në Ukrainë

16 Qershor 2026 | 08:41

Udhëheqësit e vendeve të G7 pritet të zhvillojnë këtë të martë bisedime me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky mbi situatën në Ukrainë. Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se: “Ndoshta mund të bëjmë diçka”, referuar dhënies fund të konfliktit që vijon prej më shumë se katër vitesh pas pushtimit rus në shkallë të plotë.

Zelensky do të marrë pjesë në një seancë të posaçme të mëngjesit të samitit në qytetin francez Évian, e cila i kushtohet luftës në Ukrainë. Më pas, gjatë ditës, liderët do të diskutojnë edhe mbi situatën në Iran, në një seancë ku pritet të marrin pjesë edhe udhëheqës arabë.

Liderët evropianë, të pritur nga presidenti francez Emmanuel Macron, pritet t’i kujtojnë Trump rëndësinë e ruajtjes së presionit ndaj Rusisë për të pranuar një marrëveshje paqeje në përputhje me kushtet e Kievit, dhe jo përmes lëshimeve nga Ukraina ndaj Moskës.

Zelensky ka kërkuar një reagim “vendimtar dhe thelbësor” nga G7 pas sulmeve të fundit ruse, të cilat kanë shkaktuar viktima dhe dëme të rënda, përfshirë një zjarr në një katedrale historike në Kiev. Ai gjithashtu bëri të ditur se kishte propozuar një takim me presidentin rus Vladimir Putin gjatë samitit, por sipas tij, Moska “nuk ishte e gatshme”.

Ndërkohë, Trump është shprehur optimist pas kontakteve të tij me Zelenskyn dhe Putinin, duke thënë se palët “janë të hapura” për dialog, pa dhënë më shumë detaje mbi bisedimet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së

Ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, deklaroi se dhurimi i fundit i raketave interceptuese Patriot për Ukrainën u bë me kërkesë të Sekretarit të Përgjithshëm...
22:13 | 06/07/2026

Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime

Algjeria regjistroi nivelin më të ulët të pjesëmarrjes në historinë e zgjedhjeve parlamentare, me vetëm 21.24% të qytetarëve që votuan në zgjedhjet e zhvilluara më...
22:10 | 06/07/2026

SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës

Autoritetet amerikane kanë sekuestruar më shumë se 600 dronë pranë stadiumeve dhe zonave të tifozëve të Kupës së Botës që nga nisja e turneut, më...
22:02 | 06/07/2026