Udhëheqësit politikë përkujtojnë “Ditën e Dëshmorëve”
Udhëheqësit politikë të Shqipërisë përkujtuan sot “Ditën e Dëshmorëve” me ceremoni të ndara.
Presidenti Ilir Meta, Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj morën pjesë në ceremoninë e zhvilluar në “Varrezat e Dëshmorëve” duke vendosur kurora me lule në monumentin “Nëna Shqipëri”.

Kryetari i Partisë Demokratike zhvilloi më herët një ceremoni të veçantë, ndërsa Kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm në ceremoninë kryesore pasi ndodhej në aeroportin e Rinasit për të pritur Komisionerin e BE-së Oliver Varhelyi.
Në ceremoninë e veçantë Basha nderoi në “Varrezat e Dëshmorëve” 22 intelektualët e pushkatuar pa gjyq nga diktatura komuniste pas bombës në ish-ambasadën sovjetike, ushtarakun Feti Voglit, i cili ra në krye të detyrës në Afganistan, në një mision të Shqipërisë si anëtare me të drejta të plota në NATO dhe dëshmorin Skerdilajd Llagami që ra në luftën për çlirimin e Kosovës.

Presidenti Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përkujtuan sot “Ditën e Dëshmorëve”.
Më herët përmes një postimi në Facebook, i cili shoqërohej me fotografinë e Qemal Stafës, Meta tha se “sot është dita e mijëra të rinjve dhe të rejave, që dhanë jetën për lirinë e Shqipërisë”. Presidenti theksoi se kujtimi i tyre meriton “respekt dhe mirënjohje të thellë”.
Kryeministri Rama e përkujtoi duke postuar një foto të monumentit “Nëna Shqipëri” të artistëve Muntazh Dhrami e Shaban Hadëri që ndodhet në “Varrezat e Dëshmorëve”. Ai e shoqëroi fotografinë me mbishkrimin “Respekt përjetësisht”.
Ndryshe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi teksa shprehu mirënjohje për të gjithë ata që kanë dhënë jetën për shtetin shqiptar, kujtoi ndryshimin e statusit të dëshmorit ku prej vitit 2018 tashmë atë e përfitojnë edhe personat që kanë dhënë jetën në krye të detyrës, në fatkeqësi natyrore, tubime për demokracinë, apo në shërbime ushtarake të NATO-s.
Statusi i dëshmorit parashikon edhe shpërblime financiare për familjarët. Ruç thotë me krenari që kontribuoi që “Kuvendi të përmirësojë ligjin për statusin për të respektuar e nderuar më shumë dëshmorët, veprën, vlerat, familjet dhe pasardhësit e tyre”.
Data 5 maj si “Dita e Dëshmorëve të Atdheut” u vendos gjatë diktaturës komuniste. Ajo ka zanafillë datën 5 maj 1942 kur u vra nga forcat fashiste Qemal Stafa. Njëzetedyvjeçari njihej si aktivist anti-fashist dhe sekretar i të rinjve komunistë.
Historiografia shqiptare njeh rreth 28 mijë dëshmorë të Luftës Nacional-Çlirimtare gjatë Luftës së Dytë Botërore, shifra këto që pas viteve 90-të janë vënë në diskutim nga studiues të ndryshëm. Sidoqoftë me rishikimet e statusit të dëshmorit tashmë të tillë nuk konsiderohen vetëm të rënët në luftë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta