Brenda aeroportit vetëm pasagjerët, masat e reja në Rinas nga 6 shtatori

1 Shtator 2021 | 14:04

Janë pamje të zakonshme në aeroport kur njerëzit presin apo përcjellin të afërmit.

Nga data 6 shtator, brenda aeroportit të Rinasit do të mund të futen vetëm pasagjerët dhe jo persona të tjerë që mund t’i shoqërojnë.

Me rritjen e infektimeve nga COVID-19 që këtë javë i kapërcyen 1000, vjen dhe kjo masë.

“Ka për qëllim të reduktojë kontaktin dhe mundësinë e infektimit të njerëzve të tjerë. Kushdo që udhëton mund të shohë se terminali i pasagjerëve është plot. Për të ulur volumin  e personave në të, qeveria ka marrë vendim që vetëm udhëtarët mund të hyjë brenda dhe të pashoqëruar me familjarë apo miq”, shprehet Constantin von Alvensleben, drejtor i përgjithshëm ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.

Sipas rregullave të reja, nga 6 shtatori ata që hyjnë në territorin shqiptar duhet të provojnë se nuk janë të infektuar me COVID.

Aeroporti është plot. Statistikat kanë treguar se numri i personave që fluturuan nga dhe drejt Rinasit është më i lartë se ai i 2019-s, që mbahej rekord.

“Kemi një numër të lartë fluturimesh. 60-70 fluturime në ditë. Një sportel është vendosur enkas për pasagjerët që duhet të plotësojnë formularin e detyrueshëm pfl, që tregon lëvizjet e tyre në shtetin ku udhëtojnë. Italia e kërkon të printuar, Greqia online”, tregon von Alvensleben.

“Nuk e dinim këtë gjë. Sapo na u njoftua dhe po mbajmë radhën edhe këtu”, thotë një qytetar.

1,586 persona në ditë është numri më i ulët i pasagjerëve që kanë udhëtuar në Rinas gjatë gushtit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026