Udhëtimi drejt Turqisë, nga 28 dhjetori nuk lejohet hyrja pa testin PCR negativ
Duke nisur nga e hëna e 28 dhjetorit, Turqia do të kërkojë që të gjithë pasagjerët që mbërrijnë përmes rrugëve ajrore të kenë me vete rezultat negativ të testit PCR, jo më të vjetër se 72 orë para nisjes së tyre.
Një vendim i tillë do të jetë i vlefshëm nga 30 dhjetori edhe për të gjithë udhëtarët që mbërrijnë përmes rrugëve tokësore dhe detare.
Lajmi u bë me dije nga ministri turk Shëndetësisë.
Pasagjerët që nuk kanë një rezultat negativ (PCR) nuk do të lejohen të hipin në avionë për në Turqi.
Ministri tha gjithashtu se pasagjerët që fluturojnë nga Britania, Afrika e Jugut dhe Danimarka, krahas rezultatit të tamponit, do t’i nënshtrohen karantinës pas mbërritjes.
Ai tha se ishin të nevojshme masa të reja për mbërritjet ndërkombëtare në Turqi për shkak të rritjes së numrit të rasteve në gjithë botën dhe përshpejtimit të pandemisë.
“Ata që nuk paraqesin testin e tyre (negativ) në portën kufitare kur të hyjnë në vendin tonë do të futen në karantinë në adresat ku ata banojnë. Kjo masë do të vazhdojë deri më 1 mars 2021”, u shpreh ministri.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni