UEFA Champions League, shorti cakton përballje si Barcelona-PSG apo Atletico-Chelsea

14 Dhjetor 2020 | 11:47

Shorti i Nionit në Zvicër ka caktuar ndeshjet e fazës me eliminim direkt në UEFA Champions League duke vendosur duele si Barcelona-Paris Saint-Germain, apo Atletico Madrid-Chelsea.

Kështu do të jetë një ri-ndeshje mes katalanasve dhe parisienëve, sfidë kjo që rikthen në vëmendje rezultatin e tre viteve më parë, kur PSG pasi fitonte 4-0 ndeshjen e parë, eliminohej me një humbje të thellë 6-1 në Camp Nou.

Frymëzues për francezët është fakti se tashmë katalanasit nuk e kanë të ashtuquajturën treshe MSN – Messi, Suarez, Neymar, – pasi ky i fundit është bashkuar me ta, ndërsa Suarez ka kaluar te Atletico.

Pikërisht këta të fundit kanë gjithashtu një ri-përballje gjithashtu të fortë me anglezët e Chelsea-it. Dy vite më parë këto dy skuadra ndesheshin në grupe, ku Morata dhe Batshuayi i dhanë fitoren 2-1, ndërsa sfida e parë kishte përfunduar barazim 1-1.

Përballjet e caktuara janë:

  • Borussia Monchengladbach – Manchester City
  • Lazio – Bayern Munich
  • Atletico Madrid – Chelsea
  • Leipzig – Liverpool
  • Porto – Juventus
  • Barcelona – PSG
  • Sevilla – Dortmund
  • Atalanta – Real Madrid

Ndeshjet e vajtjes do të luhen në datat 16-17 dhe 23-24 shkurt, ndërsa ato të kthimit në datat 9-10 dhe 16-17 mars.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026