UEFA kundër idesë për të organizuar Kupë Bote çdo dy vite
Presidenti i UEFA-s Aleksandar Ceferin ka hedhur poshtë idenë e zhvillimit të kampionateve botërorë të futbollit çdo dy vite. Sipas tij kjo e zbeh rëndësinë e turneut.
Federata Saudite e Futbollit ka propozuar në muajin maj që kampionatet botërore të zhvillohen çdo dy vite. Ky propozim është marrë në shqyrtim nga FIFA që ka nisur të kryejë një studim fizibiliteti.
“Vlera e çmuar e botërorit është pikërisht te fakti se zhvillohet rrallë,” – tha Presidenti i UEFA-s Ceferin.
Deklarata e Ceferinit u bë gjatë një mbledhjeje të Asamblesë së Përgjithshme të UEFA-s ku ishin të pranishëm 160 përfaqësues klubesh.
“Zhvillimi i Kupës së Botës çdo dy vite do të çonte në zhvlerësimin e turneut, duke e kthyer më të rëndomtë,” – vijoi Ceferin.
Kupa e Botës për futboll zhvillohet çdo 4 vite prej herës së parë ku u mbajt në vitin 1930 – me përjashtim të periudhës 1942-1946 ku aktivitetet u ndalën nga Lufta e Dytë Botërore.
Ngjashëm edhe turneu për vajzat zhvillohet çdo 4 vite që prej vitit 1991 kur u mbajt për herë të parë.
Arsene Wenger, drejtues i programeve zhvilluese të FIFA-s, tha në muajin maj se do të donte të shikonte më tepër ndeshje kombëtaresh se sa të klubeve.
Ngjashëm qëndrim “pro” një zgjerimi të aktiviteteve të përfaqësuese ka mbajtur edhe Gianni Infantino, president i FIFA-s, por ky i fundit ka theksuar se nuk duhet të ketë “luftë” mes organizmave të futbollit si FIFA apo UEFA.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta