UEFA pezullon përkohësisht Prestianni-n për akuzat ndaj Vinícius Júnior, mungon ndaj Real Madridit

23 Shkurt 2026 | 21:31

Gianluca Prestianni nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e kthimit të Benfica kundër Real Madrid, që do të zhvillohet mbrëmjen e së mërkurës, pasi UEFA ka vendosur pezullimin e tij me një ndeshje.

Vendimi vjen pas akuzave se futbollisti ka ofenduar në mënyrë raciste yllin brazilian Vinícius Júnior gjatë përballjes së parë në Champions League.

Sipas UEFA-s, pezullimi është një masë e përkohshme, ndërsa hetimet për rastin vijojnë. Institucioni më i lartë i futbollit europian thekson se do të shqyrtojë të gjitha provat përpara se të marrë një vendim përfundimtar.

Nga ana tjetër, Benfica ka reaguar duke bërë të ditur se do të apelojë vendimin. Klubi portugez është shprehur i pakënaqur me masën disiplinore, duke theksuar se mungesa e Prestianni-t në një sfidë kaq të rëndësishme ndikon ndjeshëm në skuadër.

Rasti ka marrë jehonë të gjerë gjatë javës së fundit, duke tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe opinionit sportiv, ndërsa pritet që zhvillimet e mëtejshme të përcaktojnë edhe fatin përfundimtar të lojtarit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Skandali i Kepit të Gjelbër, kapiteni i kombëtares së futbollit akuzohet për përdhunimin e përkthyeses braziliane

Kapiteni i Kepit të Gjelbër Ryan Mendes, është akuzuar për përdhunimin e një gruaje braziliane, e cila ishte punësuar si përkthyese gjatë një udhëtimi të ekipit kombëtar të futbollit në Zelandën...
10:36 | 29/06/2026

Gol në minutat e fundit, Eustaquio kualifikon Kanadanë përballë Afrikës së Jugut

Eustachio shënoi golin që i siguroi kualifikimin Kanadasë në minutën e 92+2. Kanadaja do të përballet me fituesin e ndeshjes Holandë-Marok në raundin e 16-tave...
08:48 | 29/06/2026

Trajneri i Skocisë jep dorëheqjen pas eliminimit të skuadrës nga Botërori

Pas eliminimit të Skocisë nga Kupa e Botës FIFA 2026, trajneri i ekipit kombëtar Steve Clarke dha dorëheqjen nga posti i tij. Clarke, i cili...
08:28 | 29/06/2026