UEFA rrit pagesën e futbollisteve

23 Shtator 2021 | 20:02

Në Evropianin e Futbollit të Vajzave që do të zhvillohet vitin e ardhshëm nga 6 korriku deri më 31 korrik, fondi i shpërblimeve do të jetë 16 milionë eurosh.

UEFA do të japë dyfishin e fondit që u dha në turneun e vitit 2017, që u zhvillua në Holandë, ku u dhanë 8 milionë euro.

Vendimi i UEFA-s vjen si rrjedhojë e politikës së re, të ashtuquajturës “Koha për veprim”, e cila synon që të arrijë një pagë më të kënaqshme për vajzat, të cilat në botën e futbollit paguhen shumë herë më pak se sa djemtë.

Edhe pse fokusohet te barazia gjinore në futboll, ky fond është sa 5% parave që fitojnë djemtë.

UEFA gjithashtu do të dëmshpërblejë me një fond shtese prej 4.5 milionë euro klubet e futbollit të vajzave, të cilat do të jenë të angazhuara me përfaqësueset gjatë turneut kjo për t’i dhënë një shtysë zhvillimit të këtij sporti.

Kampionati Evropian pritej të organizohej këtë vit, por për shkak të pandemisë dhe shtyrjes së Evropianit të djemve, u vendos që të shtyhej dhe ky kompeticion me një vit.

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit nuk mundi të kualifikohej për në evropian pasi u rendit në vendin e 4-të në Grupin E me vetëm 6 pikë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026