UEFA vendos për finale e Champions League

17 Qershor 2020 | 19:51

UEFA ka zyrtarizuar formatin dhe datat për ndeshjet e mbetura të këtij edicioni të Champions League. Pas mbledhjes së organizuar këtë të mërkurë, është vendosur që takimet pas fazës së 1/8-ave do të luhen në Portugali.

Lisbona do të presë tetë skuadrat cerekfinaliste, që do të diskutojnë mes tyre dhe trofeun e Champions League, në një format ndryshe, me nga një takim për raund. Fillimisht do të zhvillohen ndeshjet e mbetura të fazës së 1/8, ku Juventus kërkon kualifikimin ndaj Lionit, Barcelona do të presë Napolin, ndërsa City do të sfidojë Realin e Madridit, e Chelsi do të kërkojë mrekullinë ndaj Bajernit. Këto përballje do të luhen në datat 7 dhe 8 gusht.

Skuadrat e kualifikuara do të udhëtojnë drejt Portugalisë, ku në datën 12 deri në 15 gusht do të luhen çerekfinalet. Gjysmëfinalet do të zhvillohen në datat 18 dhe 19 gusht, ndërsa finalja në datën 23 gusht.

Në të njëjtën formë do të zhvillohen dhe takimet e mbetura të Europa League, por do të jenë katër qytete të Gjermanisë që do të mirëpresin këtë kompeticion. Sfidat mes tetë skuadrave të kualifikuara do të luhen nga data 10 deri në 21 gusht në Duizburg, Gelsenkirshen, Frankfurt dhe Këln.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026