UEFA vlerëson Ronaldon, portugezi merr çmimin special

27 Gusht 2024 | 14:44

1 vit më parë i dha lamtumirën Europës, por emri i CR7 është gdhendur me shkronja të artë në kontinentin e vjetër, e kjo falë statistikave mbresëlënëse, të një prej shënuesve më të mirë në botën e futbollit.

Për kontributin e tij, konkretisht në Champions League, UEFA ka vendosur ti dorëzojë atij një çmim special, me një trofe dedikur golashënuesit më të mirë të historisë së këtij kompeticioni.

Lajmin e ka konfirmuar vetë kreu i UEFA-s Alexander Ceferin, i cili e cilëson rekordin e portugezit të jashtëzakonshëm e vështirë se mund të thyhet.

Ronaldo numëron 183 paraqitje në Ligën e Kampionëve, ku ka arritur të realizojë 140 gola. Ka arritur ta fitojë kompeticionin 5 herë, ndërsa në 7 edicione ka qenë në krye të listës së shënuesve.

Çmimi special do t’i dorëzohet futbollistit 39-vjeçar në ceremoninë e hedhjes së shortit për sezonin e ri të ligës së kampionëve, i cili në këtë garë la pas rivalin e tij historik Lionel Messi, me këtë të fundit që numëron 11 rrjeta më pak. Mes 5 më të mirëve ka vend dhe për Lewandowskin, Benzema e Raul Gonzalez.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026