Uellsi pa Ryan Giggs në Euro 2020, trajneri akuzohet për dhunimin e dy grave

24 Prill 2021 | 11:37

Trajneri i përfaqësueses së futbollit të Uellsit, Ryan Giggs, do të mungojë në kampionatin evropian pasi akuzohet se ka dhunuar dy gra.

Ndaj ish-futbollistit të Manchester United-it u ngritën zyrtarisht akuza për dhunimin e dy grave rreth 20-30 vjeçe më 1 nëntor 2020 në Salford. Giggs pritet të paraqitet në gjykatë më datë 28 prill. Ai është akuzuar më parë për sjellje të pakontrolluar edhe në dhjetor të vitit 2017.

Pas deklaratës së autoriteteve, Federata e Futbollit të Uellsit konfirmoi se skuadra përfaqësuese do të drejtohet nga asistenti i Giggsit në Euro 2020, Robert Page, ndërsa në një mbledhje të jashtëzakonshme do të diskutohet për atë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.

Në një deklaratë për mediat Giggs ka mohuar akuzat dhe i ka uruar asistentit Page suksese në drejtimin e skuadrës gjatë mungesës së tij.

Giggs, 47 vjeç, luajti me Manchester United-in nga viti 1987 deri në vitin 2014. Ai është një nga sportistët britanikë më të suksesshëm në histori me 13 tituj kampionë Anglie, dy tituj Champions League, 1 Super-Kupë Evrope, 4 Kupa të Federatës, 4 Kupa të Ligës dhe 9 Super-Kupa të Anglisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026