Ujësjellësi i ri i Shijakut, Balluku: Këto investime nuk janë për efekt elektoral
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar sot punimet në ujësjellësin e Shijakut.
Sipas saj, janë 128 kantiere ku sot po punohet në përmirësimin e rrjetit të furnizimit me ujë, por këto investime u shpreh ajo, nuk janë për efekt elektoral.
“Asnjë nga këto investime nuk janë investime elektorale, por janë ivestime të mirëstudiuara .Ne kemi studime mbi të gjitha zonat, dhe punët ne po i bëjmë nga Vermoshi në Konispol për t’ju përgjigjur kërkesës, ose më saktë të drejtës të çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë, për të marrë shërbimin e ujit, që është shërbim jetik.Gjithashtu edhe të kanalizimeve, që ka të bëjë me higjienën sanitare dhe sigurisht me mirëqenien e të gjithë banorëve kudo ku ata ndodhen, në zonat rurale apo në zonat urbane”, tha ministrja.
Ministrja shtoi se 70% e punimeve për ndërtimin e ujësjellësit të ri të Shijakut kanë përfunduar. Përmes këtij investimi, ministrja Belinda Balluku tha se garantohet furnizim i pandërprerë me ujë të pijshëm për më shumë se 13 mijë banorë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta