Ujqërit, arinjtë dhe bizonët, speciet që po rikthehen në Evropë

28 Shtator 2022 | 09:56

Arinjtë, ujqërit dhe bizonët po rikthehen në të gjithë Evropën, pas rrezikut për zhdukjen e tyre. Kafshët janë në mesin e 50 specieve që po rriten në numër në kontitentin evropian, sipas raportit të ri Evropian të Kthimit të Kafshëve të Egra.

Nga breshkat deri te balenat me gunga dhe ujqërit, shumë specie po bëjnë rikuperime ‘spektakolare’, zbulon studimi.

Cilat specie po rikuperohen në Evropë?

Raporti i “Rikthimit të Kafshëve të Egra 2022” nuk e mbulon krizën e biodiversitetit. Shumë kafshë të egra evropiane mbeten nën kërcënim. Pothuajse një në tetë zogj dhe rreth një në pesë gjitarë janë ende në rrezik të zhdukjes në kontinent.

Ndërkohë, ujqërit janë një nga popullatat më ikonike që përjeton një ‘ringjallje’, shkruan Euronews.

Ujqërit gri bredhin nëpër kontinent. Por ata thuajse u zhdukën në shekullin e 20-të, pasi njerëzit shkelën habitatet e tyre dhe i gjuanin. Që nga vitet 1970, numri i popullsisë është rritur me 1,800 përqind në 17,000.

Ariu i murrmë është një tjetër mishngrënës që rikthehet falë këtyre përpjekjeve. Që nga viti 1960, popullsia është rritur me 44 përqind.

Ndërkohë, popullsia e bizonëve evropianë është rritur me 399 përqind që nga viti 1971. Barngrënësi i madh – një nga kafshët e pakta  të mbijetuara në botë – është një specie e rëndësishme, që ndihmon në ruajtjen e peizazheve pjesërisht të pyllëzuara duke ngrënë sasi të mëdha shkurresh.

Shumica e këtyre rikuperimeve triumfuese janë falë ndalimeve të gjuetisë, përpjekjeve të përkushtuara për riprodhim dhe restaurimit të habitatit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026