UKMTO: Ekuipazhi i anijes së goditur në Ngushticën e Hormuzit e ka braktisur mjetin lundrues

21 Korrik 2026 | 07:19

Ekuipazhi i anijes së goditur në ngushticën e Hormuzit e ka braktisur mjetin lundrues

Ekuipazhi i anijes, e cila raportohet se u godit të hënën në Ngushticën e Hormuzit, e ka braktisur mjetin lundrues dhe aktualisht ndodhet në një varkë shpëtimi.  Kështu bëri të ditur qendra e Operacioneve Detare Tregtare të Mbretërisë së Bashkuar, UKMTO në një përditësim të bërë herët të marten.

UKMTO-ja shtoi se nuk është raportuar për ndonjë ndikim në mjedis. Më herët, në një deklaratë të transmetuar nga media shtetërore IRNA, Garda Revolucionare e Iranit pretendoi se kishte goditur dy cisterna që nuk zbatonin rregullat, të cilat po përpiqeshin të kalonin përmes Ngushticës së Hormuzit.

Më parë, UKMTO-ja kishte njoftuar se kishte marrë një raportim se një anije ishte goditur nga një predhë e panjohur tetë milje detare në verilindje të Limahut, në Oman, pasditen e së hënës.

Ky raportim erdhi pasi dy anije të tjera u goditën të dielën nga predha pranë brigjeve të Omanit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mijëra faqe interneti u mbyllën për transmetime të paligjshme të Kupës së Botës

Departamenti Amerikan i Drejtësisë, DOJ njoftoi se gati 3,000 faqe interneti janë bllokuar ose sekuestruar për transmetim të paligjshëm të ndeshjeve të Kupës së Botës....
13:00 | 21/07/2026

Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është gati të vendosë tarifa të reja për dhjetëra vende që këtë javë, raportoi të martën Financial Times, ndërsa tarifa...
12:41 | 21/07/2026

Ligjvënësit francezë votojnë sot për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët

Ligjvënësit francezë votojnë të martën për një ligj që synon të ndalojë aksesin në mediat sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç. Nëse miratohet, Franca do të...
12:30 | 21/07/2026