Ukraina arreston një zyrtar të dyshuar për spiunim për Rusinë
Shërbimet e sigurisë të Ukrainës kanë arrestuar një zyrtar nga një njësit kryesor kundër korrupsionit, nën akuza se ka spiunuar për Rusinë.
Edhe pse Ukraina dhe Rusia kanë arrestuar dhjetëra spiunë të dyshuar gjatë luftës që Rusia nisi kundër Ukrainës më 2022, rastet e spiunazhit brenda agjencive qeveritare janë të rralla.
“Një punonjës i zyrës qendrore të NABU-s [Byrosë Kombëtare të Ukrainës kundër Korrupsionit] është arrestuar”, tha shërbimi i sigurisë, SBU.
“Ai ka punuar në njësinë më elite, D-2 dhe ka spiunuar për shërbimet e posaçme ruse”, u tha në njoftim, ku nuk u publikua emri i zyrtarit të arrestuar.
Më herët, SBU-ja kreu bastisje në zyrat e NABU-s dhe në zyrën e prokurorëve të specializuar kundër korrupsionit.
SBU-ja, ndërkohë, ka pretenduar se i dyshuari ka dërguar informacione të klasifikuara te një zëvendësshef i sigurisë së ish-presidentit ukrainas, Viktor Yanukovich, i cili u rrëzua nga pushteti në vitin 2014 dhe tani jeton në Rusi.
Një video e publikuar nga SBU-ja tregon persona të armatosur me uniforma kamuflazhi duke e nxjerrë të dyshuarin me forcë nga një veturë, duke e shtyrë përtokë dhe duke e prangosur. Nëse shpallet fajtor, ai përballet me deri në 15 vjet burg.
NABU u krijua pas revolucionit proevropian të vitit 2014, si pjesë e reformave që synonin ta afronin Kievin me Evropën, në një kohë kur vendi po përballej me separatistët e mbështetur nga Moska në lindje.
Kina kundërshton sanksionet e reja të SHBA-së ndaj Kubës
Numri i të zhdukurve nga tërmetet në Venezuelë po rritet, fati i 10,000 personave është i panjohur
“Ka njerëz gjallë atje”, dëshmitë rrëqethëse nga zonat e goditura nga tërmeti në Venezuelë
- 17:20 Në 1 gusht luan në Serbi, Kampioni Denis Buzukja: Zemra gjëja kryesore në UFC, shqiptarët e kanë këtë
- 17:11 Kina kundërshton sanksionet e reja të SHBA-së ndaj Kubës
- 16:58 Aksident në aksin Elbasan–Peqin, plagoset drejtuesi i një automjeti, shkak parakalimi i gabuar
- 16:42 Numri i të zhdukurve nga tërmetet në Venezuelë po rritet, fati i 10,000 personave është i panjohur
- 16:31 Fraksioni i “Toyota Yaris”, kalon për gjykim dosja ndaj ish-hetueses së BKH-së Eriona Daupaj
- 16:25 Turistet nga Irani në protestë, Rama: Kanë ardhur të lëpijnë e të pickojnë vajzat e djemtë e sinqertë në shesh (VIDEO)