Ukraina bllokon gazin rus, Zelensky: S’do lejojmë që të pasurohen mbi gjakun tonë

20 Dhjetor 2024 | 16:12

Ukraina nuk do të lejojë më tranzitin e gazit rus përmes territorit të saj duke nisur nga fillimi i vitit të ardhshëm, ka deklaruar presidenti Volodymyr Zelensky pas takimit me liderët evropianë në Bruksel.

Sipas Zelenskyt, ndalimi do të aplikohet për çdo fluks gazi që vjen nga Rusia për të shmangur rrezikun që ai t’i shitet Evropës i maskuar si gaz nga Azerbajxhani.

“Ne nuk do ta zgjasim kalimin tranzit të gazit rus. Nuk do t’u lejojmë atyre të pasurohen me miliarda euro mbi gjakun tonë”, ka deklaruar Zelensky.

Sipas tij, çdo vend në botë që blen edhe diçka të lirë nga Rusia bëhet brenda një kohe të shkurtër skllav i saj, pasi kjo është politika e Moskës.

Lëvizja e Zelenskyt ka gjasa të mos pritet mirë nga kryeministri sllovak Robert Fico, vendi i të cilit mbetet tejet i varur nga gazi rus.

Sllovakia importon çdo vit tre miliardë metër kub nga kompania “Gazprom”, që ka monopolin e gazit rus, duke mbuluar kështu shumicën e kërkesës së brendshme.

Një marrëveshje tranziti mes Ukrainës dhe Gazpromit, nga e cila Kievi fiton të ardhura të vazhdueshme, pritet të skadojë në fund të këtij viti.

Akordi llogarit thuajse gjysmën e eksporteve që Rusia bën në vendet e Bashkimit Evropian përmes gazsjellësve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026