Ukraina grurë për botën, Zelensky: Do t’i përmbushim detyrimet pavarësisht luftës
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i dha jetë iniciativës “Drithëra nga Ukraina”, misioni kryesor i të cilës do të jetë shpërndarja e ushqimeve në vendet e varfra të Afrikës.
Nisma u prezantua në Kiev, në prani të liderëve politikë nga Belgjika, Polonia, Lituania dhe Hungaria.
Zelensky tha se plani konsiston në dërgimin e të paktën 60 anijeve nga portet ukrainase, të paktën 10 në muaj, në vendet që rrezikojnë urinë dhe thatësirën.
“Ukraina do t’i përmbushë detyrimet e saj sa i takon furnizimit me drithëra dhe produkte të tjera bujqësore të tregut botëror. Ukraina po lufton për jetën tonë dhe për jetën e vendeve të tjera, në mënyrë që të shpëtojnë nga kriza e urisë”, tha Zelensky.
Zelensky shtoi se pret që të shpëtojë 5 milionë jetë në Etiopi, Sudan, Sudanin e Jugut, Somali, Jemen, Kongo, Kenia dhe Nigeri.
LEXONI GJITHASHTU:
Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren