Ukraina kërkon ndihmën e Papës për rikthimin e fëmijëve që deportohen në Rusi
Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, tha të enjten se e kishte ftuar Papa Françeskun të vizitonte Ukrainën dhe i kërkoi atij ndihmë për riatdhesimin e mijëra fëmijëve të dërguar në Rusi ose në tokat e pushtuara nga Rusia që nga nisja e luftës vitin e kaluar.
Kryeministri Shmyhal tha në një konferencë shtypi në Romë se ai kishte zhvilluar bisedime me Vatikan dhe kishte diskutuar për kërkesat e Kievit për paqe për t’i dhënë fund luftës 14-mujore të Rusisë në Ukrainë.
“I kërkova shenjtërisë së tij ndihmë për kthimin në shtëpi të fëmijëve ukrainas që po mbahen, arrestohen, deportohen në Rusi në mënyrë kriminale”, tha ai.
Kievi zyrtar vlerëson se, që nga nisja e luftës në Ukrainë në shkurt të vitit të kaluar, rreth 19.500 fëmijë janë dërguar në Rusi ose në Krimenë e aneksuar, duke i cilësuar këto si dëbime të paligjshme.
Moska, e cila kontrollon pjesë të mëdha të lindjeve dhe jugut të Ukrainës, mohon rrëmbimin e fëmijëve dhe thotë se ata janë transportuar për sigurinë e tyre.
“Ne diskutuam formulën (ukrainase) të paqes dhe një rrugë dhe ndihmë të mundshme nga shenjtëria e tij dhe Vatikani për t’i arritur të gjitha hapat e formulës së paqes të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky”, tha Shmyhal.
Papa Françesku, 86 vjeç, ka thënë më parë se dëshiron ta vizitojë Kievin, por edhe Moskën në një mision paqeje.
Dhjetëra mijëra janë vrarë, miliona janë depërtuar dhe qytete të tëra janë rrafshuar që nga nisja e luftës në Ukrainë.
Rusia ka nisur prej muajsh një ofensivë të madhe në lindje të Ukrainës, por nuk ka arritur të bëjë përparime të mëdha territoriale. Ukraina planifikon ta nisë një kundërofensivë në javët ose muajt e ardhshëm. Kievi dëshiron ta kthejë të gjithë territorin e pushtuar.
Presidenti kinez, Xi Jinping, i cili ka marrëdhënie të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin, foli në telefon me Zelenskyn të mërkurën, më 26 prill. Shmyhal u tha gazetarëve se telefonata kishte qenë shumë produktive dhe mund të ishte një fillim shumë pozitiv për marrëdhëniet mes dy vendeve në të ardhmen.
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë