Ukraina kryen sulmin më të madh me rreze të gjatë ndaj Rusisë

2 Qershor 2025 | 08:11

Ukraina njoftoi të dielën se ka përfunduar një nga sulmet më të mëdha me rreze të gjatë veprimi kundër Rusisë që nga fillimi i luftës, duke përdorur një flotë prej 117 dronësh për të goditur katër baza ushtarake ruse.

Sulmi, i koduar me emrin “Rrjeta e Merimangës”, u organizua nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) dhe synonte avionët strategjikë rusë.

Sipas Presidentit Volodymyr Zelensky, sulmet goditën 34% të transportuesve rusë të raketave lundruese, duke e konsideruar këtë një arritje të rëndësishme në përpjekjet për të reduktuar kapacitetet ajrore të Rusisë. Burime nga SBU thanë për BBC News se operacioni ishte përgatitur për më shumë se një vit e gjysmë dhe se dronët ishin kontrabanduar në Rusi për të realizuar goditjet.

Rusia konfirmoi se sulmet goditën pesë rajone dhe i quajti ato një “akt terrorist”, duke shtuar se po analizohen pasojat dhe dëmet.

Ndërkohë që tensionet në terren mbeten të larta, përfaqësues nga të dyja palët – Ukraina dhe Rusia – pritet të takohen në Stamboll të hënën për një raund të dytë bisedimesh për paqe, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje diplomatike për konfliktin.

Nga ana tjetër, Ukraina raportoi një valë të re sulmesh ajrore nga Rusia gjatë fundjavës. Në Kharkiv, të paktën gjashtë persona, përfshirë një fëmijë shtatëvjeçar, mbetën të plagosur si pasojë e një shpërthimi me bombë në orët e para të së hënës, sipas guvernatorit të rajonit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026