Ukraina nevojë për municione, Rusia avancon në qytetin e Bakhmutit

Ukrainë
15 Shkurt 2023 | 16:52

Ndërsa Rusia vijon të rrisë sulmet në jug dhe lindje të Ukrainës, ushtarët vendas në vijën e frontit deklarojnë se kanë nevojë urgjente për municione dhe avionë për të fituar luftën.

Ndërsa disa herë Rusia ka raportuar se ka qëlluar mbi 20 mijë goditje artilerie në ditë, sipas disa vlerësimeve, Ukraina po qëllon 6 deri në 7 mijë.

Por me këtë ritëm, Ukraina po i harxhon municionet më shpejt nga sa aleatët mund t’ia sigurojnë.

Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s, gjatë takimit dyditor në Bruksel, iu bë thirrje nga shefi i Aleancës që të intensifikojnë prodhimin e municioneve, por nuk ka një vendim sa i takon avionëve luftarakë.

“Aleatët e NATO-s po i ofrojnë mbështetje të paprecedent Ukrainës, duke iu përmbajtur të drejtës së saj për vetëmbrojtje. Që nga fillimi ne kemi punuar ngushtë me BE-në në aspektet e kësaj mbështetjeje, për sa kohë të jetë e nevojshme”, tha kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Aktualisht besohet se Rusia po planifikon një ofensivë të re, por ndërkohë ajo po rrit presionin në afërsi të qytetit të Bakhmutit, kapja e të cilit do t’i jepte asaj një fitore simbolike në prag të përvjetorit të parë të luftës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026