“Ukraina” përçan G20-n, Lavrov kritika Perëndimit, Blinken: Mbështesim Kievin

2 Mars 2023 | 20:08

Një minutë heshtje e mbajtur në nder të viktimave të tërmeteve në Siri dhe Turqi ishte një moment i rrallë uniteti në samitin e ministrave të Jashtëm të grupimit G20, që po mbahet në Nju Delhi.

Ministri i Jashtëm rus ka konfirmuar se në samit nuk do të ketë një deklaratë të përbashkët për shkak të qasjes ruse ndaj luftës në Ukrainë dhe refuzimit të Perëndimit për të dëgjuar thirrjet për paqe.

Sergei Lavrov është takuar me homologun kinez Qin Gang, me të cilin ka diskutuar për ndihmat ushtarake të kërkuara nga Rusia, të cilat Kina heziton t’ia sigurojë, si dhe për planin e paqes të publikuar pak ditë më parë nga Pekini.

Ndërkohë, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në një takim të shkurtër me Lavrov ka përsëritur se SHBA do ta mbështesin Ukrainën për sa kohë të jetë e nevojshme.

Pas një turi në vendet e Azisë Qendrore, Blinken është takuar në Delhi edhe me shefin e diplomacisë braziliane.

Një valë takimesh që bien ndesh me reflektimin e moderuar të kryeministrit të Indisë.

“Eksperiencat e viteve të fundit, kriza financiare, ndryshimet e klimës, pandemia, terrorizmi dhe luftërat tregojnë qartë se qeverisja botërore ka dështuar”, tha Narendra Modi, kryeministër i Indisë.

Modi ka bërë thirrje për unitet për t’u përballur me sfidat e shumta që përballet planeti. Lideri indian donte që samiti të fokusohej në çështje si zhvillimi i vendeve të varfra apo ndryshimet e klimës, por lufta në Ukrainë po dominon diskutimet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026