Ukraina po heton 21 mijë krime të dyshuara lufte

7 Korrik 2022 | 16:04

Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova thotë se janë duke u hetuar 21 mijë krime të dyshuara lufte, kryer nga forcat ruse.

Në një intervistë për BBC, Venediktova u shpreh se merrte raporte për 200 deri në 300 krime lufte në ditë.

Ajo pranoi se shumë procese do të mbaheshin në mungesë, por theksoi se është çështje e drejtësisë që të vazhdojë me ndjekjet penale.

Venediktova paralajmëroi se ushtarët rusë që vranë, torturuan ose përdhunuan civilët ukrainas, duhet të kuptojnë se është vetëm një çështje kohe kur ata të gjithë do të përballen me drejtësinë.

Ushtari i parë rus i gjykuar në Ukrainë, Sgt Vadim Shishimarin u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e një civili ukrainas.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë zjarri në Danimarkë, vritet një person. Plgoset polici dhe autori (VIDEO)

Një civil u vra dhe një oficer policie u plagos pas të shtënave me armë në qytetin verior danez, Norresundby. Personi i armatosur u plagos...
19:25 | 17/07/2026

Qeveria britanike merr vendimin: Nga prilli pijet energjike do të ndalohen për personat nën 16 vjeç

Qeveria britanike ka njoftuar se fëmijëve nën 16 vjeç do t’u ndalohet blerja e pijeve energjike me përmbajtje të lartë kafeine në Angli që nga...
19:18 | 17/07/2026

Macron kundër sondazheve që nxjerrin fituese Le Pen në 2027: Mos parashikoni më të keqen për francezët

Presidenti francez Emmanuel Macron u ka bërë thirrje qytetarëve të Francës që të mos u besojnë parashikimeve të sondazheve që nxjerrin Marine Le Pen si...
18:05 | 17/07/2026