Ukraina rimerr kontrollin, ushtria pretendon se ka larguar forcat ruse në disa zona

13 Shtator 2022 | 09:09

Forcat ukrainase shprehen se kanë arritur të marrin kontrollet e më shumë zonave të cilat kishin rënë në duart e ushtarëve rusë. Madje pretendojnë se po e shtyjnë armikun drejt kufirit në verilindje.

Madje një zëdhënës theksoi se trupat ruse po dorëzohen në masë. Banorët të cilët kanë parë largimin e ushtarëve armiq rrëfejnë përvojën e tyre.

“Rusët nisën të largohen.  Në mbrëmje, fiks në orën 1 të mëngjesit filluan bombardimet dhe u vunë flakën vendit ku po qëndronin. Ata po mbulonin  gjurmët kështu e kuptuam  se ata po iknin”, thotë një banore.

“Dje në mëngjes kishte rusë, sot ukrainas, nuk mjafton të them jam I lumtur, madje nuk gjej fjalë të përshkruaj si ndihem” tregon Yuri një tjetër banor.

Pas muajsh të tërë luftimesh bombardimesh  këto arritje po ndikojnë që në Ukrainë shpresa të mbetet e lartë.  Kievi shprehet se ushtria ka arritur të lirojë 20 territore në 24 orë.

Por në qytetin Liman, i cili është një portë  për në urat hekurudhore dhe rrugore mbi lumin Siverskyy Donets, forcat e Republikave Popullore të vetëshpallura të Luhanskut dhe Donjeckut, si dhe trupat ruse thonë se kanë kontrollin.

“Armiku po mundohet të na thyejë, por ne mbrohemi” tregon një ushtar.

Një tjetër shok i tij rrëfen se cdo gjë po shkon mirë se zona ku ata janë po reziston fort.

Pavarësisht pretendimeve të Ukrainës,  viktimat vazhdojnë të rriten. Zyra presidenciale  thotë se të paktën katër civilë janë vrarë dhe 11 të tjerë janë plagosur në një seri sulmesh ruse në nëntë rajone të vendit.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Putin përballet me presion në rritje mes luftës në Ukrainë

Revista amerikane Forbes ka publikuar një analizë mbi situatën aktuale të presidentit rus Vladimir Putin, duke e lidhur atë me zhvillimet e luftës në Ukrainë,...
21:44 | 03/07/2026

Yann LeCun: ChatGPT dhe modelet e tjera të IA-së nuk e kuptojnë realisht botën fizike

Shkencëtari i njohur i inteligjencës artificiale, Yann LeCun ka hedhur dyshime të forta mbi aftësitë e modeleve aktuale si “ChatGPT”, duke deklaruar se ato nuk...
21:42 | 03/07/2026

Sulmi me bombë në Monako, idenfitikohet dhe shpallet në kërkim autori: Ishte një ukrainase e maskuar si burrë

I dyshuari kryesor për një sulm me bombë në Monako këtë javë që plagosi rëndë një manjat biznesi të lindur në Ukrainë dhe dy anëtarë të familjes...
21:07 | 03/07/2026