Ukrainasit avancojnë në Kursk, Zelensky: Po e arrijmë qëllimin, por na duhen armë

15 Gusht 2024 | 17:57

Ukraina ka deklaruar se trupat e saj kanë fituar më shumë terren në rajonin e Kurskut, duke avancuar me nga dy kilometra dhe duke kapur mbi 100 ushtarë rusë.

Në fjalimin e përnatshëm, presidenti Zelensky tha se Ukraina po e arrin qëllimin strategjik në Kursk, por u bëri thirrje aleatëve perëndimorë për më shumë armatime.

“Dronët ukrainas po funksionojnë ashtu si duhet. Por ka gjëra që nuk mund të bëhen vetëm me dronë. Fatkeqësisht. Kemi nevojë për armatime të tjera, sidomos raketa. Po vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë për një vendim afatgjatë për Ukrainën, pasi këto vendime janë jetike për fitoren tonë”, tha Zelensky.

Ndërkohë, autoritetet ruse deklarojnë se mbi 100 mijë  persona janë evakuuar nga rajoni i Kurskut dhe se rajoni tjetër i Belgorodit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Të dhënat e fundit vijnë në një kohë kur Ministria britanike e Mbrojtjes ka deklaruar se Ukraina ka të drejtë legjitime të përdorë armët e dhuruara nga Mbretëria e Bashkuar për t’u vetëmbrojtur dhe se kjo nuk i përjashton operacionet brenda territorit rus.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026