Ulet konsumi në restorante, emigracioni dhe taksat po rrisin kostot e shërbimit
Konsumi në vend duket se ka rënë që pas mbylljes së sezonit veror. Përllogaritjet e shoqatës së bareve dhe restoranteve tregojnë se rënia është gati 30%, ndërkohë që për këtë fenomen kanë ndikuar më së tepërmi dy faktorë.
“Dy janë faktorët; një largimi masiv, dy njerëzit nuk kanë më tendencë të rrinë nëpër kafe, bare apo restorante. Arsyet vetëkuptohen. Pandemia i ndryshoi njerëzit dhe gjatë fundjavës preferojnë më shumë të porosisin nga shtëpia. Prekemi nga çdo lloj risie, nga çdo lloj takse, se na ikin neve klienti apo konsumatori. 2019 ka qenë një vit shumë i mirë, 2020 vazhdoi me një ritëm pavarësisht se ishte pandemi dhe kishim bumin e brendshëm se nuk dilnim dot jashtë”, thotë Enri Jahaj, nga Shoqata e Bareve dhe Restoranteve
Nëntori i vitit të kaluar shënjoi rënien e lakores së kërkesës për shërbim në këtë struktura, ku Jahja tregon edhe se sa shpenzon një qytetar me pagë mesatare në një bar apo restorant.
“Për një bar-kafe mesatarisht shpenzimet shkojnë 100 deri në 350 lekë për klient, ndërsa në një restorant do të thosha që është pak më shumë, nuk është në ritme shumë të mëdha, nga 700 deri 1800 lekë”, tregon ai.
Shtresa e pasur që deri më dje shpenzonte në një restorant minimumi 15 mijë lekë, tashmë duket se është tërhequr nga konsumi në restorante sipas Jahajt.
Shoqata parashikon që me fillimin e sezonit konsumi në bare dhe restorante të përmirësohet, por nga ana tjetër pritet që edhe rritja e çmimeve të jetë e pashmangshme, për shkak të kostos nga rritja e pagave.
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton
Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor
- 18:59 Rama poston videon: Bufi i kthyer në Flamingo
- 18:58 Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër
- 18:56 Bill Gates: Epstein kishte ndërmend të më shantazhonte për lidhjet e mia jashtëmartesore
- 18:55 Irani eksporton 40 milionë fuçi naftë brenda qershorit
- 18:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
- 18:46 Zvicra rifillon pagesat për sistemin Patriot dhe kërkon edhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore