Ulet kredia për bizneset, lëvrohet 33% më pak hua, vetëm aktivitetet familjare rritën kërkesat

2 Prill 2021 | 11:53

Pandemia e COVID-19 ka ngjallur pasiguri të forta te biznesi, i cili ka ulur ndjeshëm kërkesën për kreditim. Në dy muajt e parë të vitit, bankat dhanë 15,8 mld lekë hua, ose 33 % më pak se fillimvitin e kaluar.

Në dy muajt e parë të vitit kredia për bizneset u regjistrua në shumën e 15.8 miliardë lekëve. Kërkesa e kompanive private për të marrë hua bankare, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, atëherë kur pandemia COVID-19 nuk ishte përhapur në Shqipëri, rezulton të jetë 33% më e ulët, edhe pse kushtet në këtë periudhë janë të lehtësuara falë garancisë sovrane që jep qeveria si pjesë e paketës së dytë ndihmëse.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, energjia, transporti e bujqësia janë sektorët që me tkurrjen më të fortë në portofolin e kredive bankare, e më tej me rënie nga 15 deri në 40 për qind rezultojnë përkatësisht, ndërtimi dhe tregtia.

Kërkesë të shtuar për kreditim ka pasur këtë fillimvit sipërmarrjet e vogla tregtare, me rritje 65 %. Për Ministrinë e Financave, shtyrja e afatit për aplikime deri në muajin qershor do të mundësojë përfitimin nga një masë më e madhe biznesesh, por këta të fundit, janë ankuar se bankat iu kanë shkaktuar pengesa për përfitimin e shumave ku garancia sovrane mbulon 60 për qind të vlerës.

15 miliardë ishte vlera totale e miratuar në paketën e dytë ndihmëse që dha qeveria, prej të cilës rezulton të jetë përdorur sot rreth 40 për qind.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026