Ulet në mënyrë drastike qarkullimi në Qafë Thanë

20 Prill 2021 | 09:49

Pas vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për vendosjen e karantinës dy javore për emigrantët, ditën e sotme, në Qafë Thanë, fluksi i hyrjeve ka rënë në mënyrë të ndjeshme.

Sipas të dhënave vetëm në orët e para të mëngjesit kanë kaluar dy mjete dhe dy këmbësorë.

Aplikimi i karantinimit dy javor do të aplikohet vetëm për këmbësorët, ata që lëvizin tranzit dhe jo për biznesin, konkretisht kamionët.

Ndërkohë kjo ulje e ndjeshme e qarkullimit është vënë re sepse vetëm një ditë më parë, më 19 prill, në Kapshticë kanë hyrë 255 shtetas dhe 138 mjete, ndërsa në Qafë Thanë, kanë hyrë 1857 shtetas dhe kanë dalë 1771 shtetas.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026