Ulet numri i spermatozoideve në botë| A është në rrezik e ardhmja e njerëzimit? 

17 Nëntor 2022 | 08:33

Numri i spermatozoideve në mbarë botën është ulur përgjysmë në pesë dekadat e fundit.

Ka parashikime edhe më të këqija që thonë se numri i tyre ka ardhur duke u zvogëluar me të njëjtën përqindje që nga fillimi i shekullit.

Një ekip ndërkombëtar që mbledh prova sa i takon kësaj çështjeje paraqet të dhëna shumë alarmante. Kriza e fertilitetit në botë është e dukshme dhe kërcënon drejtpërdrejt mbijetesën e njerëzimit.

Këtë e tregojnë faktet e mbledhura nga 223 studime që i bazuan gjetjet e tyre në mostrat e spermës nga mbi 57 mijë burra nga 53 vende.

Për herë të parë që nga kryerja e testeve, meshkujt në Amerikën Latine, Azi dhe Afrikë treguan një rënie të numrit të përgjithshëm të spermatozoideve dhe përqendrimit të tyre, siç ishte vendosur tashmë në Evropë, Amerikën e Veriut dhe Australi.

Autorët e studimit paralajmërojnë se për këtë arsye, çiftet në mbarë botën mund ta kenë të vështirë të krijojnë familje pa kryer fillimisht një sërë trajtimesh mjekësore.

Të dhënat nga viti 1973 deri në vitin 2018 tregojnë se numri i spermatozoideve u zvogëlua mesatarisht me 1.2 për qind në vit, dhe pas vitit 2000 ato ishin edhe më tronditëse sepse tregojnë një rënie prej më shumë se 2.6 për qind në vit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026