Ulja e ndikimit rus, Von der Leyen në Beograd: Diversifikim sektorit të energjisë
Me premtimet për më shumë prosperitet, presidentja e Komisionit Evropian vizitoi Serbinë në kuadër të turit ballkanik.
Ursula von der Leyen u takua në Beograd me presidentin serb Aleksandar Vuçiç. Marrëdhëniet e tensionuara me Kosovën ishin në agjendë, bashkë me çështjen e energjisë.
Pasi vizitoi kantierin e ndërtimit të ndërlidhësit të gazit Serbi-Bullgari, Von der Leyen foli për hapa të mëtejshëm.
“Ajo që duam të shohim nuk është vetëm gazi që nga Bullgaria kalon në Serbi, por që ky projekt të shënojë një tjetër hap në afrimin tonë. Ai do të hapë tregun serb të gazit për diversifikimin, gjë që do të përmirësojë sigurinë energjetike të Serbisë”, tha Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian.
Vepra, që është pjesë e përpjekjeve të BE-së për diversifikimin e energjisë, pritet të përfundojë brenda vitit.
Para se të udhëtonte drejt Serbisë, Von der Leyen ishte në Bosnje, një tjetër vend që ka pritur për shumë vite avancimin e procesit të integrimit në BE.
Sikurse në Beograd, presidentja e Komisionit Evropian përsëriti se Ballkani Perëndimor është një pjesë thelbësore e Evropës dhe u bëri thirrje autoriteteve boshnjake që ta shfrytëzojnë procesin e anëtarësimit për të tejkaluar ndasitë mes myslimanëve, kroatëve dhe serbëve.
Gjatë turit, Von der Leyen kujtoi se BE po përgatit një paketë 500 milionë euroshe për burime të reja energjetike në një rajon që është nën ndikimin e fortë të Rusisë dhe Kinës.
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta