Bie numri i të infektuarve, Gjata: S’mund të thuhet ende se është fituar imuniteti i tufës

3 Maj 2021 | 09:34

Në një intervistë për Euronews Albania, mjeku Arben Gjata pohoi se nuk është arritur ende imuniteti tufës, por ulja e numrit të të prekurve me COVID-19 lidhet me disa elementë njëkohësisht që ndikojnë në përmirësimin e situatës së pandemisë.

“Në radhë të parë duhet theksuar besoj, vaksinimi që ka arritur 500 mijë qytetarë, që bëjnë që gradualisht shifrat të ulen dhe fatmirësisht ndikon dhe koha, kështu që jemi në një situatë të qëndrueshme. Të presim çfarë do ndodhi dy-tre javët e ardhshme sepse mbase fushata elektorale mund të ketë ndikuar në rritjen e përhapjes së sëmundjes,” – tha mjeku.

Sipas Gjatës nëse vijojmë me këto shifra jemi në fund të tunelit dhe po nis të shihet drita.

Mjeku sqaroi se ata që kanë marrë vetëm një dozë të vaksinës kanë imunitet më shumë se pjesa tjetër, teksa përmendi se sipas informacioneve të tij janë rreth mbi 21 mijë persona që kanë marrë dy doza të vaksinës.

Ndërkohë që theksoi se vaksinimi i gjithë popullsisë pritet të mbarojë brenda këtij viti në muajin dhjetor dhe siç tha Gjata kjo do të ishte e vetmja rrugë për të dalë nga pandemia.

Sa i takon përdorimit të maskës, mjeku sqaroi se nuk ka asnjë diskutim që maska është e nevojshme, pavarësisht motit të nxehtë dhe shtoi se mbajtja e distancës sociale apo kujdesi për higjenën personale duhet të jenë në vëmendje të qytetarëve deri kur pandemia të largohet komplet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026