Ulje e numrit të infektimeve në RMV, hapen lokalet, priten sërish vaksina
Në Maqedoninë e Veriut, shifrat e pandemisë po paraqesin një rënie të lehtë, por sërish shqetësuese në krahasim me vendet e tjera të rajonit.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundi nga 2.276 teste të kryera, u regjistruan 214 raste të reja me COVID-19, 36 viktima, si dhe 305 pacientë të shëruar.
Prej ditës së martë, parashikohet që të futen në procesin e vaksinimit edhe 200 mijë vaksinat kineze, të cilat janë shpërndarë në Shkup, Kumanovë, Shtip, Kavadar, Tetovë, Ohër dhe Manastir.
Sipas Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, nga Kina pritet të mbërrijë edhe një sasi e dytë prej 600 mijë vaksinash, si dhe 26 mijë të tjera nga kompania Pfizer.
Rënia e rasteve të të infektuarve dhe të viktimave, ka risjellë edhe hapjen e lokaleve dhe hoteleve, ndonëse me orë policore që fillon nga ora 21.00 e mbrëmjes deri në 05.00 të mëngjesit.
Korrespondentja e Euronews Albania në Maqedoninë e Veriut, Ferikan Iljazi tha se në Shkup situata e pandemisë ka ndryshuar në mënyrë drastike por sidoqoftë kur marrim parasysh shifrat e mëparshme, arsyetohet dhe zbutja e masave kufizuese të autoriteteve shëndetësore.
Hapja e lokaleve siç tregoi dhe Iljazi do të funksionojë vetëm në ambientet e hapura dhe do të zgjasë deri në orën 20:30 të mbrëmjes, ndërkohë që vetëm për shkak të Pashkëve ka pasur një heqje totale të orës policore dhe po e njëjta situatë do të ndodhë edhe në ditën e Bajramit.
“Besimtarët gjatë gjithë ditës do të jenë të lirë, atë mbrëmje nuk do të ketë orë policore ndërsa të nesërmen do të vazhdojë përsëri të jetë në fuqi vendimi për orë policore nga ora 21:00 siç është aktualisht,” – u shpreh Iljazi.
Ndërkaq sa i takon situatës në spitale, nuk vihet re ndonjë presion për aq kohë sa ka kapacitete spitalore dhe ka një numër të madh të atyre që shërohen dhe lirojnë shtratin.
LEXONI GJITHASHTU:
- RMV lehtëson masat kufizuese, restorantet rihapen në ambientet e jashtme, reduktohet ora policore
- RMV merr vaksina nga Kina, synohen 10-15 mijë vaksinime në ditë
- Digjitalizimi i teksteve shkollore, ministria e Arsimit në RMV hedh idenë, grupet e interesit kundërshtojnë
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta