Ulje tatimi rrogave të larta, preken 23 mijë punonjës me pagë mbi 200 mijë lekë
Tatimi për pagat e larta do të ulet në muajin qershor. Nga vendimi do të përfitojnë 23 mijë punonjës që paguhen mbi 200 mijë lekë në muaj dhe paguajnë tatim mbi të ardhurat në nivelin 23%.
Në Shqipëri janë 23 mijë punonjës, të cilët marrin pagë mbi 200 mijë lekë. Me sistemin fiskal në fuqi, ata paguajnë 23% tatim mbi të ardhurat që marrin, fashë kjo e cila është gati 2 herë më e lartë se tatimi për pagat nën 200 mijë lekë.
Por, në mes të vitit ky tatim do të ndryshojë dhe ministria e Financave po përgatit disa skenarë për të marrë vendim në muajin qershor. Lajmi është bërë i ditur nga ministri Ervin Mete, në deklaratat e ditëve të fundit dhe parashikon që të lehtësojë barrën taksimit. Mundësitë janë që të caktohet një prag i ri për tatimin 23%, i cili mund të jetë mbi 3 apo 4 mln lekë ose norma 23% të ulet.
Sipas skemës aktuale, sot taksohen 13% pagat mujore nga 50 mijë deri në 200 mijë lekë dhe 23% pagat mbi 200 mijë. Në shifra janë rreth 680 mijë punonjës, të cilët vitin e kaluar paguan 57 mld lekë për arkën e shtetit, ose 12 mld lekë më shumë se në vitin 2022.
Për qeverinë, vendimi për të lehtësuar taksimin imponohet nga situata e qendrushme që po kalon vendi dhe rritjen e eficences në mbledhjen e të ardhurave.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta