Ultimatumi i Trump ndaj Putinit për luftën në Ukrainë, reagon Kremlini
Kremlini reagoi shkurtimisht të martën ndaj deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump, i cili paralajmëroi vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë nëse Moska nuk bën përparim drejt një armëpushimi në Ukrainë brenda 10 ose 12 ditëve.
“Ne e kemi marrë parasysh deklaratën e djeshme të Presidentit Trump. Operacioni special ushtarak vazhdon”, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke iu referuar luftës në Ukrainë me terminologjinë zyrtare të përdorur nga Moska.
Kujtojmë se Trump deklaroi gjatë një vizite të hënën në Mbretërinë e Bashkuar se “nuk ka arsye për të pritur më”, duke shprehur zhgënjimin ndaj Vladimir Putinit për mungesën e përparimit drejt një marrëveshjeje paqeje.
“Thjesht nuk shohim të bëhet ndonjë përparim”, tha ai, duke nënvizuar se ishte gjithnjë e më pak i interesuar të zhvillonte biseda të mëtejshme me liderin rus.
Trump ka pasur gjashtë telefonata me Putinin që nga rikthimi në Shtëpinë e Bardhë në janar, por retorika e tij e fundit shënon një ndryshim të kursit të ndjekur. Ai paralajmëroi fillimisht më 14 korrik për masa ndëshkuese ndaj Rusisë dhe partnerëve të saj ekonomikë brenda një periudhe 50-ditore, afat që do të përfundonte në fillim të shtatorit. Por deklarata e tij e fundit shkurton ndjeshëm këtë afat.
Ndërkohë, Peskov në përgjigjen e tij theksoi: “Ne mbetemi të përkushtuar ndaj një procesi paqeje për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë dhe për të siguruar interesat tona gjatë kësaj zgjidhjeje”. Ai zgjodhi të mos i vazhdonte më tej komentet mbi ultimatumin e vendosur nga Trump.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit